Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dy federata të reja pranohen në KOK

Dy federata të reja, ajo e Golfit, dhe ajo e E-Sporteve janë pranuar si anëtare të përkohshme në Komitetin Olimpik të Kosovës.

Sipas një njoftimit nga mbledhja e 54-të e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, është bërë e ditur se këto dy federata janë pranuar si anëtare të përkohshme të KOK-ut.

Në mbledhje është miratuar rekomandimi për shpërblime për xhudistet Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka që në Evropianin “Praga 2020” fituan medalje të bronzta.

Në njoftim thuhet po ashtu se është vendosur që KOK-u të mbështesë federatat sportive nga fondi i rimëkëmbjes i fituar nga Komiteti Olimpik i Evropës dhe Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare.

Artikuj të ngjashëm