Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, ka vendosur të shpërblejë kampionet olimpike, xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, për suksesin e arritur në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Krasniqi e Gjakova fituan të artën në “Tokio 2020”.
“Të dy medalistet e arta olimpike do të shpërblehen me nga 10 mijë euro. Krahas tyre, me shumën në vlerë prej 5 mijë euro është shpërblyer trajneri i kampioneve olimpike, Driton Kuka. Po ashtu, Bordi Ekzekutiv vendosi që nëntë sportistët tjerë, pjesëmarrës në LO Tokio 2020, të shpërblehen me nga 500 euro. Krahas shpërblimit të KOK, kampionet olimpike, po ashtu do të marrin edhe shpërblimin nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, bazuar në rregulloren për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare”, thuhet nga KOK-u.
-
Shpërblime e bursa në shtatëvjetorin e pranimit në IOC
-
Për medaljet e fituara Distria do t’i marrë 60 mijë euro e Laura 40 mijë
-
Më shumë para për sportistët elitarë të Kosovës
-
Distria e Nora shpërblehen me nga 10 mijë euro për fundvit nga IJF-ja
-
22 sportistë do të marrin bursa olimpike për “Paris 2024”