Vetëm dy ekipe nga Serie A do të jenë të pranishme në Ligën e Evropës nga edicioni 2021/22 e tutje, ndërsa ekipi i gjashtë do të hyjë në garën e tretë më të rëndësishme të Evropës për klube.
Gara e re e UEFA-s që do të quhet Liga e Konferencës, do të nis nga edicioni 2021/22. “Calcio” dhe “Finanza” ka raportuar se ekipi i pestë i ligës dhe fituesi i Kupës së Italisë do të shkojnë tutje në Ligën e Evropës, transmeton KTV.
Në këtë pikë ende nuk është e qartë për fituesin e Kupës së Italisë, pasi nëse ajo skuadër do të jetë në vendin e katërt, vendi i shtatë teorikisht do ta zë atë vend.
Gara e tretë më e rëndësishme e UEFA-s do të përbëhet nga 32 ekipe, e ndarë në tetë grupe me nga katër skuadra.
Artikuj të ngjashëm