Manchester City dhe Arsenal janë futur në garë për sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema.
Sipas mediave spanjolle, City dhe Arsenali janë të interesuar për sulmuesin francez, i cili është lidhur me një largim nga Santiago Bernabeu, transmeton kp.
Benzema është duke u kritikuar mjaft shumë këtë sezon të garave për formën e tij jo të mirë, dhe duket se nuk përjashtohet mundësia e largimit të tij nga ‘Bernabeu’.
Siç raportohet, madrilenët janë të gatshëm të presin ofertat për Benzeman, i cili gjithashtu po monitorohet edhe nga Interi dhe PSG-ja.
Duhet cekur se ish-futbollisti i Lyonit prej kohësh është duke u kërkuar nga trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger.