Dy basketbollistë amerikanë janë therur në një klub nate në lindje të Rumanisë dhe njëri prej tyre është në gjendje serioze, është njoftuar nga autoritetet rumune.
Policia ka njoftuar se Darrell Bowie 24-vjeçar dhe Joseph McClain 25-vjeçar, që luajnë për skuadrën ACS Cuza Braila, janë sulmuar të shtunën mbrëma në qytet pas një zënke me një grup të të rinjve vendas.
Zëdhënësja e spitalit në Braila, Alina Neacsu i ka thënë agjencisë “AP” se dy amerikanët u janë nënshtruar operimeve emergjente në spital në orët e hershme të së dielës, transmeton “Koha Ditore”. Ajo ka njoftuar se McClain ka marrë plagë me thikë në gjoks dhe në bark dhe është në gjendje stabile dhe në kujdes intensiv. Ajo po ashtu ka njoftuar se Bowie ka marrë disa plagë në bark. Sipas saj, të dy kanë plagë të thella, por nuk është njoftuar se si janë shkaktuar ato.
Bowie është transportuar me helikopter të dielën në Spitalin Emergjent në kryeqendër në Bukuresht.
“Ne jemi spital i vogël dhe ka qenë më mirë për të të transportohet atje”, ka thënë Neacsu, ndërsa ka shtuar se gjendja e Bowie është e paparashikueshme.
Edhe
Në Beograd sulmohen basketbollistët amerikanë, ata përgjigjen fuqishëm
Zëdhënësja e spitalit në Bukuresht ka refuzuar të japë informata për gjendjen mjekësore të Bowiet, duke cituar se është privatësi e pacientit.
Zëdhënësja e policisë, Laura Dan, ka thënë se prokurorët janë duke hetuar rastin.
Raportohet se personi që ka therur dy amerikanët është një lider lokal i nëntokës me emrin Daniel Gabriel Husein, i njohur ndryshe si Dasaev. Zënka nisi nga një vajzë, që ishte me grupin e personave që sulmuan, dhe në një moment shkoi në tavolinën ku ishin të ulur sportistët.
Klubi rumun Cuza Braila ka pesë basketbollistë amerikanë në përbërje për këtë stinor. Skuadra garon në elitën e basketbollit rumun. Bowie dhe McClain kishin shkuar në Braila vetëm shtatë ditë para incidentit.
Edhe
Rrahje mes grupeve të tifozëve “Torcida” dhe “Delije” në Tuzla, 23 të lënduar e 93 të arrestuar
Pronari i klubit, Mircea Totolici ka thënë se basketbollistët e tjerë amerikanë janë të frikësuar pas këtij incidenti.
“Është incident shumë serioz dhe në një moment shumë delikat për qytetin dhe skuadrën”, ka thënë Totolici.