Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Duvernay-Tardif, një lojtar i NFL-së, që është edhe mjek

Laurent Duvernay-Tardif, një lojtar i vijës së sulmit te Kansas City Chiefs, skuadër e futbollit amerikan, qëndronte shtrirë përtokë dhe mbante gjurin e tij të majtë. Ishte një ndeshje e së hënës mbrëma në stadiumin “Arrowhead” në vitin 2017 dhe lojtari i rëndë 145 kilogramë kishte nevojë për një mjek.

Për fat të mirë, një ishte afër aty. Para se stafet mjekësore të futeshin në fushë, Duvernay-Tardif përdredhi këmbën e tij andej e këndej, ndërsa aplikonte presion në zonën e gjurit të tij. Diagnoza: Ai nuk kishte këputje të ligamentit krucial, por një ndrydhje të ligamentit të mesëm të gjurit, një lëndim më i lehtë, transmeton Koha Ditore shkrimin e LA Times.

“Sigurisht se isha i frikësuar, pasi askush nuk dëshiron të këpusë ligamentin krucial”, thotë Duvernay-Tardif. “Por, isha në rregull, e kuptova se kisha ndrydhur ligamentin e mesëm të gjurit”.

Ai di për gjendjen shëndetësore të vet. Duvernay-Tardif është lojtari i vetëm aktiv në ligën NFL të futbollit amerikan, që është edhe mjek. 28-vjeçari nga Montreali ka diplomuar në mjekësi në Fakultetin e Mjekësisë McGill, që është shumë prestigjioz, ndërsa ka edhe shkallën master për kirurgji.
Për koinçidencë, është shkolla e njëjtë ku nëna e trajnerit të Chiefs, Andy Reid, diplomoi në mjekësi.

“Ai është i shkëlqyeshëm”, thotë Reid për Duvernay-Tardifin. “Nuk duhet të flasësh shumë për të, për të zbuluar se jashtë futbollit ai do të jetë një mjek i madh. Unë i them atij se ata gishta të mëdhenj që i ka nuk do ta lënë që të ketë ndonjë operacion të vogël. Ai është njeri i madh”.

Edhe Bradley e humb edicionin Futboll Bradley e humb edicionin

Çdo gjë rreth Duvernay-Tardifit të gjatë 196 centimetra duket më e madhe se jeta, nga mjekra e tij “e sharraxhisë” e deri te buzëqeshja e tij për fëmijërinë jokonvencionale – prindërit e tij dikur kishin marrë tre fëmijët e tij në një aventurë njëvjeçare lundrimi me anije – e deri te kalendari i stërngjeshur që ka, në mënyrë që të balancojë dy karrierat mjaft konsumuese.

Derisa është një lojtar me përvojë në ligën NFL, ai ende është një lloj lojtari rezervist si mjek. Ndonëse ka diplomën, duhet të kompletojë specializimin, që kërkon dy deri në pesë vjet. Ai është duke anuar drejt mjekësisë emergjente....(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën “Koha Ditore”)