Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Durmishi “zverdhet” në triumfin e Lazios

Mbrojtësi i krahut të majtë, Riza Durmishi është ndëshkuar me karton të verdhë në fitoren minimale të Lazios në udhëtim ndaj skuadrës së Empolit (1:0).

Në ndeshjen e zhvilluar të dielën në kuadër të xhiros së katërt në Serie A, Durmishi u inkuadrua në minutën e 75-të. Për të kjo është ndeshja e dytë në kampionatin italian këtë edicion, shkruan sot “Koha Ditore”. Te Lazio në portë ishte Thomas Strakosha.

Me këtë fitore Lazio renditet në pozitën e nëntë me gjashtë pikë të mbledhura. Te Empoli, që ka tubuar katër pikë deri më tani, mbrojtësi Frederic Veseli u aktivizua gjatë tërë ndeshjes.

Ndërkohë Valon Behrami ishte i pazëvendësueshëm te Udinese, që barazoi 1:1 në shtëpi ndaj Torinos. Ndërsa Përparim Hetemaj u inkuadrua me të nisur pjesëloja e dytë te Chievo, që barazoi në udhëtim me Romën (2:2). Elseid Hysaj luajti gjatë tërë ndeshjes në triumfin e Napolit 1:0 në shtëpi ndaj Fiorentinës.

Artikuj të ngjashëm