Riza Durmishi pritet të mungojë së paku një muaj pas lëndimit të rëndë që e pësoi në ndeshjen e Lazios ndaj Frankfurtit në Ligën e Evropës.
24-vjeçari nxori bërrylin në atë ndeshje duke e lëshuar takimin në minutën e 18-të.
Sipas mjekëve të Lazios, do të duhet të kalojë një muaj që futbollisti të mund të jetë i gatshëm për trajnerin Inzaghi.
Gjatë kësaj periudhe, lojtari do të ndjekë një program të veçantë stërvitor, për të ruajtur formën fizike.