Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Durmishaj shënon supergol ndaj Larissas

Sulmuesi shqiptar Fiorin Durmishaj ka shënuar një supergol në sfidën e sotme ndaj Larissas në elitën e futbollit grek.

22 vjeçari, që mbron ngjyrat e Panioniosit, shënoi një gol të bukur në fund të takimit me një goditje të fuqishme jashtë zonës së rreptësisë, transmeton Koha.net.

Megjithatë goli i tij ishte i pamjaftueshëm që skuadra e tij të marrë rezultat pozitiv në udhëtim te Larissa, e cila arkëtoi pikët e plota duke fituar me rezultat prej 4 me 2.

Artikuj të ngjashëm