Në një varrezë në periferi të Irlandës, në oborrin e një kishe, gjenden tri varre që kanë një mbiemër: Dunlop. Joey, Robert dhe William janë emrat. Të varrosur pranë njëri-tjetrit, të gjithë kanë humbur jetën duke ndjekur pasionin e garave me motoçikleta, pasion që fillimisht i ngriti e më pas i futi në dhe, shkruan BBC.
Për më tepër se 40 vjet, vëllezërit dhe familjarët e tyre kanë dominuar botën e rrezikshme dhe emocionale të garave me motoçikleta në rrugë, transmeton Koha Ditore.
Së pari Joey e Roberti dhe më pas djemtë e Robertit, Williami dhe Michaeli. Ky i fundit ende po vazhdon të garojë.
Më pak se një vit qëkur vëllai i tij i madh William humbi jetën në një garë në periferi të Dublinit, Michael Dunlop është kthyer në rrugët e Irlandës së Veriut dhe të Ishullit të Njeriut, duke drejtuar një superbike me vlerë 70 mijë funte me shpejtësi deri në 320 kilometra në orë.
Nga jashtë, hamendësohesh pse po e bën këtë.
Pse Michaeli garon ndonëse ka humbur vëllanë, babanë dhe xhaxhanë pikërisht në këto gara?
Ishte një vendim i minutës së fundit. Në maj të vitit 2018, Willian Dunlop kishte hequr dorë nga gara "Isle of Man TT" për të kaluar kohë me bashkëshorten Janne, që ishte gjashtë muaj shtatzënë duke pritur fëmijën e dytë dhe kishte komplikime në shtatzëni.
"TT" që mbahet në fillim të qershorit dominon garat e rrugëve, por Williami ishte i sigurt se po bënte gjënë e duhur. Familja duhej të vinte e para...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)