Mbrojtësi i Interit dhe Holandës, Denzel Dumfries, ka thënë se nuk dëshiron që t’ia drejtojë gishtin dikujt, por diçka ndodhi që e shtyu atë të reagonte e të ndëshkohej me karton të kuq.
Ndeshja çerekfinale e Botërorit mes Holandës dhe Argjentinës ishte shumë e tensionuar.
U vendos në penallti, dhe tutje shkoi Argjentina, ndërsa Holanda u eliminua.
Videot dhe fotografitë në rrjetet sociale kanë treguar se si Dumfries ka provuar t’i pengojë lojtarët argjentinas, përfshirë edhe bashkëlojtarin tek Interi, Lautaro Mrtinezin.
“Përpiqesh ta shqetësosh njëri-tjetrin, por kjo vazhdon edhe më tej. Nuk dua të bëj me gisht kah lojtarët tjerë, por kisha arsyet e mia. Nuk e di nëse ishte e mençur por diçka më shtyu ta bëj reagimin”, ka thënë Dumfries.