Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dukagjini në epërsi pas pjesës së parë

Dukagjini ka shënuar në fund të pjesës së parë golin e epërsisë përballë Malishevës.

Iljasa Zulfiu shënoi në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë për epërsinë e Dukagjinit.

Zulfiu shënoi me asistim të Oto Johnit. Goli i Zulfiut u konfirmua me VAR.

Kjo ndeshje po luhet në “18 qershori” në Klinë dhe i takon javës së 15-të të elitës së futbollit kosovar.