Dukagjini ka shkuar në pushim me epërsinë e një goli pas pjesës së parë.
Klinasit janë duke udhëhequr 1:0 në udhëtim te skuadra e Malishevës, në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj”.
Ergyn Ahmeti ka realizuar gol shumë të bukur në minutën e 44-rt të ndeshjes.
Ky ballafaqim i takon xhiros së 18-të në elitën e futbollit të Kosovës, me të cilën shënohet edhe fundi i stinorit vjeshtor.
Ndeshjet e ardhshme në futbollin kosovar do të zhvillohen më 5 dhe 6 shkurt, kur luhen ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës.
Superliga nis një javë më vonë.