Sulmuesi i krahut, Iljasa Zulfiu është përforcimi më i ri i skuadrës së Dukagjinit për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra nga Klina, të enjten e ka prezantuar Zulfiun, me të cilin ka arritur marrëveshje njëvjeçare.
24-vjeçari në dy sezonet e fundit ka luajtur në Shqipëri, te skuadra e Laçit kurse në Kosovë ka bërë karrierë te Malisheva e Flamurtari i Prishtinës. “Futbollisti 24-vjeçar, i lindur në Miratoc të Preshevës, tash e dy sezone është pjesë e futbollit elitar shqiptar.
Zulfiu vjen nga klubi i Laçit, me të cilin është angazhuar edhe në garat ndërkombëtare. CAJA, siç njihet ndryshe, luan si sulmues në të dy krahët e fazës ofensive, ndërkohë që klubet e mëparshme kosovare janë Malisheva dhe Flamurtari”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit.