Sport

Dukagjini fiton ndaj Gjilanit në minutën e fundit të shtesës

Dukagjini ka shënuar fitore në minutën e fundit të gjithë takimit ndaj Gjilanit dhe ka marrë pikët e plota nga ndeshja e fundit për këtë vit në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani e ka edhe një ndeshje më pak të luajtur, atë kundër Ballkanit. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “18 Qershori” në Klinë të shtunën, u mbyll 1:0.

Faton Neziri realizoi golin e fitores në minutën e pestë të kohës shtesë. Dukagjini mbetet në pozitën e gjashtë me 24 pikë në 18 ndeshje, kurse Gjilani në vendin e tetë ka 17 pikë në 17 ndeshje.