Kryetari i Federatës Shqiptare të futbollit, Armand Duka, ka thënë se mungesa e Berat Gjimshitit në Europianin 2016 i kishte mbetur peng.
“Pengu im personal edhe sepse i detyrohemi shumë moralisht atij, është Gjimshiti. Nga dita e parë që shkeli në Kombëtare ai ishte në formacion dhe nuk u mor nga trajneri, ndoshta ngaqë nuk ishte në formë të mirë”, ka thënë Duka për Top-Channel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se Milot Rashica e kishte zgjedhur vet largimin nga kombëtarja për t’iu bashkuar Kosovës.
Duka ka folur edhe për lidhjen me ish-përzgjedhësin Gianni De Biasi që sot u shkarkua nga Alaves.
“Vazhdojmë të kemi komunikim të vazhdueshëm dhe para se të firmoste me Alaves, kam marrë një mendim nga ai. Gjatë ndeshjes me Turqinë kemi folur vazhdimisht. I pëlqeu shumë ndeshja në Turqi, i pëlqeu loja dhe rezultati. De Biasi ka lënë gjurmë dhe do të mbetet në histori gjithmonë”, deklaroi ai më tej.
Duka po ashtu ka thënë se çështja e hetimeve ndaj Skënderbeut ndikoi në kandidimin e tij për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.
Armand Duka nuk e pohoi, por as e mohoi mundësinë që të rikandidojë për një tjetër mandat në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit.