Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Armand Duka fiton mandatin e gjashtë si kryetar i FSHF-së

Armand Duka është zgjedhur kryetar i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Duka e ka fituar mandatin e gjashtë si kryetar i FSHF-së.

Në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të mbajtur të martën, Duka mori 39 vota.

Katër vota ishin për Starovën, kurse dy të tjera ishin të pavlefshme.

Në garë për të parin e FSHF-së ishte edhe Dritan Shakohoxha, por ai nuk u paraqit fare në Asamble.

Edhe Duka merr edhe një mandat në krye të FSHF-së Futboll Duka merr edhe një mandat në krye të FSHF-së

Mandatin e parë Duka e kishte fituar në vitin 2002.

Duka ishte pezulluar nga Gjykata e Tiranës dhe si rezultat i kësaj Kuvendi Zgjedhor u shty për disa ditë. Duka u përballë edhe me presione politike dhe sulmet të ndryshme. Në afërsia të shtëpisë së tij u hodh edhe një bombë.