Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dueli i ekipeve të fundit mbyllet me gati 100 pikë dallim

Xhiroja e 25-të në Superligën e Kosovës në basketboll ka sjellë një rezultat të pazakontë.

Lipjani ka arritur të fitojë ndaj Boreas me gati 100 pikë dallim, në përballjen që u mbyll me rezultat 54:150, si duel i dy ekipeve të fundit në tabelë.

Mysafirët fituan në çdo periudhë, duke shtuar vazhdimisht koshëdallimin. Periudha e parë u mbyll me rezultat 7:48, ndërsa në të dytën lipjanasit triumfuan 13:33. Edhe periudha e tretë dhe e katërt shkuan vetëm në favor të Lipjanit. 19:41 dhe 15:28 ishin rezultatet e dy periudhave të fundit.

Gjashtë lojtarë të Lipjanit shënuan pikë dyshifrore. Më efikasit ishin Johnson e Mitchell me nga 30 pikë.

Lipjani tani ka 29 pikë në tabelë në pozitën e shtatë, ndërsa Borea mbetet e fundit me 27.