Një duel i ashpër ndërmjet Kristjan Asllanit të Shqipërisë dhe Alexis Sanchezit të Kilit, ka marrë vëmendjen e mediave në Itali e në Kili pas miqësores që u zhvillua të premten mbrëma.
“Bashkëlojtarët ‘nerazzurr’, të cilët shënuan në fitoren 2:1 të Interit kundër Genoas në Serie A në fillim të muajit, shfaqën pakënaqësi kur Sanchezi shkeli mbi nyjën e këmbës së Asllanit. Asllani ndërhyri fillimisht në minutën e 27-të, por ishte këmba e Sanchezit që shkaktoi pakënaqësi më pas. Të dy lojtarët mbetën të shtrirë në fushë, por ishte Sanchezi që u ndëshkua me karton të verdhë. Ai më pas i kërkoi falje Asllanit që e shikoi shokun e skuadrës i inatosur”, ka shkruar “Football-Italia” të shtunën.
Në fund të pjesës së parë, Sanchezi sërish i kërkoi falje Asllanit, ndërsa më pas i shkëmbyen fanellat rrugës për në tunel.
Ndërkohë, mediat në Kili kanë shkruar se “nuk ka miqësore për Sanchezin”.
Në “Ennio Tardini” të Parmas, Kili të premten fitoi me rezultatin 3:0.
Eduardo Vargas në minutën e 20-të, Marco Bolados në minutën e 83-të dhe Victor Davila në minutën e 92-të, i shënuan golat e fitores.