Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Duarte dhe Musacchio pranë largimit nga Milani

Leon Duarte dhe Mateo Musacchio pritet të largohen nga Milani gjatë afatit kalimtar të janarit, kështu ka marrë vendim trajneri i ekipit, Stefano Pioli.

Duarte dhe Musacchio nuk bënë pjesë ne planet e Piolit pasi këtë edicion kanë pasur minutazhë të vogël.

Duarte këtë sezon ka pasur vetëm pesë paraqitje në të gjitha garat ndërsa Musachio nuk është aktivizuar fare. Musacchio 30-vjeçar ka kontratë me Milanin deri në fund të këtij edicioni derisa Duartes 24-vjeçar kontrata me ekipin italian i skadon në vitin 2024.

Artikuj të ngjashëm