Skuadra e Phoenix Rising ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me sulmuesin Didier Drogba.
Drogba në fillim do t’i ndihmojë klubit në fushën e gjelbër si lojtar dhe pasi të pensionohet nga futbolli aktiv do të ketë një rolë ekzekutiv në klub, transmeton KTV.
Skuadra nga Arizona ka katër vite që garon në ligën e dytë amerikane e njohur si “United Soccer League”, dhe me 39-vjeçarin kërkojnë inkuadrimin në “MLS”.
Ish-lojtari i Chelseat për 2 sezone ka luajtur për Montral Impact duke realizuar 22 gola.