Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Driton Kuka, punëtor sportiv i vitit

Nxënësit e Driton Kukës edhe këtë vit kanë arritur sukseset bindshëm më të mëdha. Distria Krasniqi ka fituar medalje të bronztë evropiane e po ashtu medalje të arta në disa gara të nivelit të lartë të xhudos. Edhe Loriana Kuka fitoi medalje të bronztë evropiane, ndërsa dy medalje nga kampionatet evropiane për të rinj i ka Laura Fazliu.

Sivjet ka pasur shumë pak gara të xhudos, për shkak të pandemisë. Por, Kosova megjithatë mori medalje të rëndësishme. Kuka është shquar edhe për menaxhim të situatës me pandemi. Ka mbajtur ekipin e izoluar për javë të tëra, që ka vazhduar stërvitjet kur shumica e sportistëve ishin ndalur.

Falë Kukës, në Pejë është mbajtur një kamp ndërkombëtar, ku ndër të tjera, u paraqit kampionia olimpike nga Sllovenia, Tina Trstenjak.

Për gjithë sukseset dhe punën e bërë, Driton Kuka vlerësohet nga KOHA me çmimin Punëtor Sportiv i Vitit. Këtë çmim trajneri pejan e ka fituar shumë herë deri më tani.

 

Artikuj të ngjashëm