Një javë pas reagimit të presidentit Valon Murseli në lidhje me çmimin “Ylli i Javës” që ndahet nga FFK-ja për lojtarin më të mirë të xhiros në Superligë, skuadra e Dritës ka marrë vendim që prej këtij muaji vet të zgjedh lojtarin e saj më të mirë.
Murseli kishte shkruar se është e papranueshme që asnjë futbollist i Dritës këtë edicion nuk është marrë në konsideratë nga FFK-ja për çmimin “Ylli i Javës” dhe kishte thënë se tash e tutje nuk është e nevojshme që futbollistët e saj të përfshihen në këtë përzgjedhje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë hënën, Drita ka publikuar sondazhin e saj, në të cilin tifozët mund ta zgjedhin lojtarin më të mirë për muajin tetor. Drita ka thënë se votimi do të mbyllet të martën në orën 13:00 dhe ka paralajmëruar se në sondazh gjithmonë do të përfshihet “portieri i ekipit dhe nga tre lojtarë me minutazhën më të madhe nga secili repart, mbrojtja, mesfusha dhe sulmi”. Ndeshjet që Drita i ka zhvilluar në muajin tetor janë me Gjilanin, Malishevën, Llapin dhe Lirinë.