Skuadra e Dritës ka prezantuar të mërkurën mbrëma Egzon Bejtullain, që së fundmi ishte pjesë e rivalit të qytetit, Gjilanit.
Bejtullai ishte transferuar te skuadra e Gjilanit në fillim të sezonit, por skuadra “kuqebardh” dhe qendërmbrojtësi, ndërprenë bashkëpunimin më 11 janar.
Vetëm gjashtë ditë më vonë, Bejtullai u zyrtarizua te “bardhekaltrit”.
“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje për transferimin e Egzon Bejtullait në radhët tona. Egzoni sot i është bashkuar ekipit në Antalya të Turqisë ku është pritur nga drejtori sportiv Valon Zymberi, i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe shumë suksese së bashku. Egzoni ka nënshkruar marrëveshje me klubin për dy vite e gjysmë dhe do të jetë me ne deri në qershor të vitit 2026”, ka shkruar Drita.