Drita e ka siguruar daljen në Evropë me fitoren e shënuar në xhiron e fundit, dhe e ka larguar nga elita e futbollit Arbërinë.
Gjilanasit me fitoren e arritur të dielën në stadiumin e qytetit në Gjilan, kanë bërë që ta mbyllin kampanjën në vendin e dytë, ndërsa Arbëria nuk e arriti vendin e barazhit.
Ndeshja e xhiros së 36-të përfundoi 2:0 në të mirë të Dritës.
Drita do të luajë në parakualifikimet e Ligës së Konferencës pasi doli e dyta me 76 pikë, dy më shumë se Ballkani në vendin e tretë.
Arbëria ndërkohë nuk ka arritur ta sigurojë barazhin me 40 pikë dhe i bashkohet Besës në Ligën e Parë.
Golat për skuadrën e Dritës i kanë shënuar Festim Alidema dhe Ardian Limani.