Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita merr tre pikë nga udhëtimi tek Arbëria

Drita ka shënuar fitore mjaft të rëndësishme ndaj Arbërisë në udhëtim, duke e mposhtur me rezultat 3:1.

Gjilanasit e gjetën veten në disavantazh kur Dion Zabërgja realizoi për vendasit në minutën e 23-të. Por skuadra e Ardian Nuhiut reagoi shpejt dhe përmbysi rezultat në pjesën e parë.

Fillimisht, Festim Alidema në minutën e 27-të e më pas sulmuesi Priesley në minutën e 33-të arritën që ta përmbysnin rezultatin. Betim Haxhimusa në minutën e 63-të vulosi rezultatin përfundimtar.

Drita aktualisht ka vendin e parë me 58 pikë, tre më shumë se Ballkani që luan të dielën kundër Prishtinës në Suharekë. Arbëria bie në vendin e nëntë me 27 pikë.

Artikuj të ngjashëm