Pjesa e parë e ndeshjes hapëse e xhiros së 13-të në elitën e futbollit të Kosovës mes Dritës dhe Ferizajt, është mbyllur pa gola.
Ky ballafaqim po zhvillohet në Gjilan në stadiumin me bar sintetik.
Drita ka pasur më shumë nga loja duke krijuar disa mundësi shënimi. Rrezikoi me Muharrem Jasharin e Almir Kryeziun, ndërsa Kastriot Selmanit iu anulua një gol për pozitë jashtë loje pak para fundit të 45 minutëshit të parë.
Të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” luhet edhe ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Llapit. Nis në orën 18:00.