Kampionia në fuqi e Kosovës, Drita e ka humbur ndeshjen e parë miqësore në Antalia.
Ekipi i trajnerit Ardian Nuhiu të enjten është mposhtur 2:0 nga ekipi i Rusisë, Nizhny Novgorod.
Për Dritën, që fazën përgatitore po e zhvillon në Antalia, kjo ishte miqësorja e parë.
Nizhny Novogorod është lider në kategorinë e dytë të Rusisë.
Vikendin e shkuar, Drita pësoi humbje edhe nga Prishtina (3:1) në ndeshjen e Superkupës së Kosovës.