Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita mposht thellë Drenicën në udhëtim

Skuadra e drejtuar nga trajneri Ardian Nuhiu, Drita, e ka mposhtur me rezultat të thellë skuadrën e Drenicës në udhëtim.

Të dielën, Drita mposhti të udhëtim të udhëhequrit e trajnerit Sami Sermaxhaj me rezultatin 3:0, në kuadër të xhiros së parafundit në Superligën e Kosovës në futboll.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me këto pikë të fituara, skuadra e Dritës mbetet në vendin e dytë me 73 pikë, kurse Drenica në vendin e gjashtë ka 42 pikë.

Drenica ndeshjen e fundit e luan kundër Trepçës ’89 në stadiumin “Riza Lushta” të Mitrovicës, kurse Drita luan në shtëpi ndaj Arbërisë.