Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita me fitore mban kreun e Superligës

Drita ka vazhduar të mbajë kreun e Superligës edhe për këtë javë pasi ka mposhtur Flamurtarin me rezultat 3 me 1.

Bujar Shabani realizoi për golin e parë të ekipit nga Gjilani, ndërsa në pjesën e dytë Shqipdon Ademi u përkujdes për të barazuar rezultatin.

Haxhi Neziraj u përkujdes për 2 me 1 në minutën e 70 ndërsa Xhevdet Shabani mbylli serinë e golave në minutën e 83.

Me këtë fitore Drita tubon 47 pikë, tri më shumë se Prishtina që sot u befasua nga Vëllaznimin me rezultat 2 me 2.