Klubi i futbollit Drita nga Gjilani edhe për të tretën herë rresht e ka siguruar mbijetesën në Superligën e Kosovës pas fitores në ndeshje të barazhit.
Drita të dielën në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë mposhti Dukagjinin e Klinës me rezultatin 2:1. Fitoren e arriti duke e përmbysur rezultatin nga 1:0 në 2:1, shkruan sot “Koha Ditore”.
Golin e fitores për gjilanasit e shënoi zëvendësuesi Alban Shillova. Ai realizoi në minutën e 91-të me kokë pas harkimit të sulmuesit tjetër Semir Zeneli.
Festa e lojtarëve dhe e përkrahësve të Dritës “Intelektualët” ishte e madhe pas shënimit të golit nga ana e Shillovës. Por, e kundërta ishte te përkrahësit e Dukagjinit, të cilët nisën të hidhnin shishe plastike me ujë në drejtim të asistentit Erduan Baliqi dhe futbollistëve të Dritës që qëndronin në stol... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.