Skuadra e Dritës ka njoftuar se sulmuesi i krahut, Xhevdet Shabani më nuk do të jetë pjesë e ekipit.
Shabani me Dritën ka fituar dy tituj kampioni të Kosovës e një Superkupë.
Në total, ai ka shënuar 66 gola dhe ka asistuar 42 herë në 245 paraqitje. Ë
shtë golashënuesi më i mirë në histori të klubit.
“Pas një periudhe të gjatë vjen edhe momenti i ndarjes me njërin prej figurës ikonike të klubit Xhevdet Shabani ‘Rrapa’ Pas përfundimit të kontratës Rrapa dhe klubi jonë kanë vendosur që ti ndajnë rrugët miqësisht për tu takuar sërish në një rol tjetër. Kontributi i Rrapës për klubin tonë është i jashtëzakonshëm andaj do të jemi mirënjohës përjetësishtë dhe çdo të mirë në vazhdimë të karrierës”, ka shkruar Drita.