Drita të enjten do ta luajë ndeshjen kthyese të rrethit të dytë të Ligës së Evropës dhe gjasat për t’u kualifikuar tutje janë shumë të mëdha, pasi humbja 2:1 si mysafir në shtëpinë e ekipit të Luksemburgut, Dudelange, javën e shkuar, ua lejon atyre të besojnë.
Për të arritur deri këtu, Drita e kaloi turneun paraeliminator në “Champions”, por më pas u eliminua nga skuadra suedeze Malmo, mirëpo më pas automatikisht u inkuadrua në Ligën e Evropës, ku synohet kalimi i rundit të dytë, transmeton KTV.
Nga të rejat e ekipit te Drita është kthimi nga suspendimi i mbrojtësit Fidan Gërbeshi. Ndeshja kthyese Drita-Dudelange e rrethit të dytë të Ligës së Evropës zhvillohet të enjten në ora 20;45 në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, ku nuk do të mungojë edhe tifozeria e flaktë gjilanase, “Intelektualët”, e që është thënë se mbi 5 mijë prej tyre do të jenë prezentë në stadium.