Drita i ka dhënë fund rrugëtimit në Europa Ligë pasi është eliminuar nga Dudelange.
Kampioni i Kosovës ndeshjen e sotme e mbylli me rezultat 1 me 1, por i dha fund sezonit evropian pasi ndeshja e parë e zhvilluar në Luksemburg përfundoi 2 me 1 për Dudelangen.
Golin për Dritën e realizoi Limani ndërsa për mysafirët realizoi Stumpf.
Dudelange barazon në fillim të pjesës së dytë
Patrick Stumpf ka realizuar me të filluar pjesa e dytë për t’ia siguruar barazimin Dudelanges kundër Dritës në ndeshjen e fazës së dytë të Europa Ligës.
Stumpf realizoi me kokë pas harkimit nga krahu i djathtë.
Drita kalon në epërsi ndaj Dudelanges
Edhe
Isufi thotë se në eliminimin e Dritës ndikoi fondi i vogël i lojtarëve
Ardian Limani ia ka dhënë epërsinë Dritës në ndeshjen kundër Dudelanges që po zhvillohet në Mitrovicë.
Limani realizoi në minutën e 26 pas asistimit të Livorekës.
Ndeshjen e parë të zhvilluar në Dudelange Drita u mposht me rezultat 2 me 1 dhe sonte i duhet fitorja minimale për të kaluar në fazën e tretë të Europa Ligës.