Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, pësoi disfatë nga kampionia e Luksemburgut, Dudelange, transmeton Koha Ditore.
Gjilanasit humbën të enjten mbrëma 2:1 në Luksemburg, ndonëse pjesën e parë e mbyllën me epërsi 0:1.
Në klubin bardhekaltër kanë shpresa të mëdha se në Mitrovicë, ku do të zhvillohet ndeshja e kthimit javën tjetër, do të sigurojnë kalimin në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.
Ndeshja ndërmjet Dritës dhe Dudelanges do të luhet më 2 gusht në stadiumin "Adem Jashari".
Te Drita presin që të jenë pjesë e Ligës së Evropës edhe pas kësaj date. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Artikuj të ngjashëm