Drita ka prerë biletën për në raundin e tretë të Ligës së Evropës, pas fitores së sotme ndaj klubit nga Maqedonia Veriore, Sileks.
Klubi gjilanas fitoi në udhëtim me rezultat prej 2 me 0, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFidan Gërbeshi ishte ai që i dha epërsinë Dritës në minutën e 48 duke shënuar nga penaltia.
E në minutën e 78 vendasit mbetën pa një lojtar më pak në fushë kur Grozdanoski u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Kurse golin e dytë e shënoi Ardian Limani në minutën e 80.
Për të asistoi Hamdi Namani.
Në raundin e tretë Drita do të përballet me Legia Varshavën në Poloni, më 24 shtator.
Kjo është hera e parë që Kosova do të ketë skuadër në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.