Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita, hije e Ballkanit

Kampioni i Kosovës në futboll, Drita, ka shënuar një tjetër fitore në Superligë, për të mbetur ekipi që qëndron më së afërmi liderit Ballkani. Të mërkurën, Drita fitoi si mysafire e Trepçës ’89, 1:0.

Të vetmin gol e realizoi Xhevdet Shabani në minutën e 16-të.

Po të mërkurën fitore realizoi edhe Prishtina që u këndell duke e mposhtur Arbërinë, 1:0. Besa e Drenica kanë ndarë pikët duke barazuar pa gola.

Ballkani mbetet lider në tabelë me 25 pikë të tubuara deri tash. Drita ka tri më pak, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Image