Drita ka fituar përballë Dukagjinit në kuadër të xhiros së 22-të të elitës së futbollit kosovar dhe është futur fuqishëm në garën për titull kampioni.
Drita të dielën mposhti Dukagjinin me rezultatin 2:0, me dy gola të shënuar në pjesën e dytë. Raddy Ovouka në minutën e 55-të shënoi për 1:0, kurse Samson Ebuka Obioha, e dyfishoi epërsinë në minutën e 71-të.
Pas disfatës nga Llapi në fillim të stinorit pranveror, Drita e realizoi fitoren e tretë rresht në Superligë.
Ndërkohë, Dukagjini e pësoi disfatën e dytë në stinorin pranveror. U mposht edhe nga Llapi, ndërsa e ka mposhtur Malishevën dhe Lirinë.
Drita në pozitën e tretë tani ka 43 pikë, dy më pak se Ballkani lider. Llapi është i dyti me 44 pikë.