Skuadra e Dritës ka bërë përforcimin e radhës para ndeshjeve evropiane.
Ekipi nga Gjilani të premten e ka prezantuar ganezin Ekow Mills. 19-vjeçari me Dritën ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2026.
Në njoftimin e Dritës, thuhet se Mills do të jetë i gatshëm për ndeshjet evropiane. Drita javën e ardhshme nis aventurën evropiane, pasi paraqitet në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, ku do të përballet me Inter Turkun e Finlandës.
“Ekow Mills është 19 vjeçar i lindur në Ganë dhe vjen te ne pas një përvoje 1-vjeçare në Spanjë, ndërsa formimin e tij si futbollist e ka bërë në vendlindje ne Accra, te FC Storm Academy.
Ekow do të jetë i gatshëm për ndeshjet e Evropës dhe FC Drita i dëshiron mirëseardhje dhe suksese në fanellën e Dritës”, thuhet në njoftimin e Dritës.