Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita forcohet me Dabiqajn

Mesfushori Albert Dabiqaj është përforcimi më i ri te nënkampionia e Kosovës, Drita.

Dabiqaj është prezantuar te Drita të enjten, ndërsa në ekipin e ri do ta bartë fanellën me numrin 14.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Detajet e marrëveshjes me Dabiqajn nuk janë bërë të ditura, ndërsa ai do të jetë përforcim i rëndësishëm për mesfushën.

Ai edicionin e fundit ishte pjesë e Gjilanit, ekip për të cilin luajti prej vitit 2021, ndërsa karrierë në Kosovë, ka bërë edhe te Feronikeli e Besa e Pejës.

26-vjeçari pati paraqitje të mira edicionin e shkuar ku shënoi 11 gola dhe bëri 2 asistime në 30 paraqitje për Gjilanin në të gjitha garat.

Dabiqaj ka të fituar një titull kampioni të Kosovës me Feronikelin.