Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita fiton miqësoren ndaj Kryvbas Kryvyit

Kastriot Selmani ka shënuar golin e vetëm për Dritën që mposhti Kryvbas Kryvyi në miqësoren e zhvilluar në Antalia të Turqisë.

Drita fitoi të hënën me rezultatin, 1:0 ndaj ekipit elitar të Ukrainës.

Selmani shënoi një gol të bukur në minutën e shtatë. Drita edhe ndeshjen e parë miqësore e fitoi me rezultatin minimal, 1:0. Më 3 shkurt luan kundër Liepajas, ndërsa më 6 shkurt ndeshjen e fundit kundër Randersit të Danimarkës

Artikuj të ngjashëm