Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita fiton bindshëm ndaj Përfaqësueses U23 të Irakut

Skuadra e Dritës ka vazhduar me rezultate pozitive në ndeshjet miqësore që po i zhvillon në Antalia të Turqisë, ku po përgatitet për stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në futboll.

Drita të enjten e ka luajtur edhe ndeshjen e tretë miqësore. Ka mposhtur thellë Përfaqësuesen U23 të Irakut me rezultatin 4:1.

Ard Limani (20’), Albin Krasniqi (44’, 53’) e Ardian Cuculi (76’) ishin shënues në këtë fitore të Dritës. Për Dritën, kjo ishte miqësorja e tretë e luajtur deri më tani në Antalia.

Me herët, ekipi i trajnerit Ardian Nuhiu e ka mposhtur edhe ekipin nga Austria, Floridsdorfer AC (2:0) ndërsa ka barazuar me Chornomorets Odessa e Ukrainës (1:1).