Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita eliminohet nga CEV Cup, nuk fiton asnjë set në dy ndeshje

Drita e Gjilanit është eliminuar në 1/16 e finales në CEV Cup për volejbolliste. CEV Cup është niveli i dytë i kupave evropiane por Drita nuk ia doli të bëj shumë ndaj skuadrës çeke, Shelmy Brno.

Të dy ndeshjet janë luajtur në Gjilan, të mërkurën e të enjten, por volejbollistet e Dritës nuk ia kanë dalë të fitojnë asnjë set të vetëm.

Të mërkurën në përballjen e parë, Brno fitoi setet me rezultat 25:14, 25:19 e 25:18. Çeket ishin bindëse edhe të enjten në ndeshjen e dytë.

Setin e parë e fituan 25:17, të dytin 25:13, ndërsa të tretin 25:20. Loja zgjati 60 minuta.

Drita ishte skuadra e vetme kosovare e volejbollit në garat evropiane.