Sport

Volejbollistet e Dritës kundër Selmyt të Çekisë

Selmy e Çekisë do të jetë kundërshtarja e skuadrës së volejbollit Drita në rrethin e parë të CEV Cup.

Shorti është tërhequr të premten në selinë e Konfederatës Evropiane të Volejbollit në Luksemburg.

Drita është skuadra e vetme që do ta përfaqësojë Kosovën në garat evropiane.

Ish-kampionia e Kosovës, ndeshjen e parë do ta luajë si vendase më 10-12 nëntor, derisa atë të kthimit pas një jave në Brno të Çekisë.

Skuadra çeke sezonin e mbylli në vendin e tretë.

Drita në këtë nivel garash është ngritur për shkak të koeficientit të lartë të arritur në garat tjera evropiane që ka marrë pjesë më herët.

CEV Cup është gara e dytë për nga rëndësia në volejbollin evropian. Mundësinë për të marrë pjesë në garat evropiane e kishte edhe kampioni në konkurrencën e meshkujve, Ferizaj. Por, kjo skuadër ka hequr dorë dhe do të marrë pjesë vetëm në Ligën Ballkanike.