Drita e ka nisur me gol pas vetëm dy minutave ndeshjen kthyese të Ligës së Konferencës, kundër Inter Turkut, në stadiumin "Fadil Vokrri".
Ardian Muja asistoi tek Marko Simonovski (2'), i cili e kaloi me lehtësi portierin finlandez për t’i dhënë epërsinë Dritës.
Ky rezultat e dërgon ndeshjen në shtesë, pasi takimi i javës së kaluar përfundoi 1:0 në favor të Inter Turkut.
Ndeshja është e vlefshme për rundin e parë të Ligës së Konferencës.