Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita e Feronikeli 74 në epërsi të hershme

Drita dhe Feronikeli 74 kanë kaluar në epërsi të hershme në ndeshjet e xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Drita është duke fituar 1:0 ndaj Malishevës me golin e Blerim Krasniqit në minutën e pestë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo ndeshje po luhet në fushën me terren sintetik në Gjilan. Ndërkohë, Feronikeli 74 po fiton në udhëtim te Fushë Kosova, 1:0.

Në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, golin e shënoi Bachare Razack, në minutën e nëntë.

Rezultati aktual në ndeshjen tjetër mes Dukagjinit dhe Gjilanit është 0:0.