Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita bëhet lidere falë serisë prej 16 ndeshjeve pa humbje

Po bëhen afro gjashtë muaj që kur Drita e Gjilanit ka pësuar humbjen e fundit në Superligën e futbollit.

Më 13 shtator të vitit të kaluar pësoi nga Liria në Prizren në kuadër të xhiros së katërt të edicionit 2017/2018, shkruan Koha Ditore.

Liderja e re e Superligës nuk di për humbje në 16 xhirot e fundit. Ka tetë fitore e tetë barazime.

Lidere, për herë të parë këtë edicion, u bë të dielën, pasi në Podujevë mposhti Llapin që deri para dy xhirosh ishte i pari në klasifikim.

Drita fitoi këtë ndeshje 1:0 dhe falë barazimit (0:0) të Prishtinës në Gjakovë kundër Vëllaznimit u bë lidere e re. Prin me 36 pikë, sa ka edhe Prishtina, por me golavarazh më të mirë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)