Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drilon Ibishi firmos me Arendalin norvegjez

Në vendet evropiane vazhdojnë të dalin në skenë futbollistë të talentuar shqiptarë. Në Norvegji, lëvizje të rëndësishme në karrierë bëri Drilon Ibishi.

Ai firmosi me klubin profesional Arendal, që luan në Divizionin II të Norvegjisë.

Në tri vjetët e fundit, 20-vjeçari Ibishi ishte te skuadra Floy. Ai e kontaktoi Arendalin duke kërkuar rastin që të testohet dhe më pas kaloi me sukses fazën testuese.

Ka firmosur kontratë të vlefshme deri në vitin 2025.

“Na duhen lojtarë që luajnë në pozita të ndryshme dhe në këtë aspekt do ta vlerësoja Drilonin lojtar që mund të paraqitet në disa pozita ofenzive”, ka thënë trajneri i Arendalit, Vegard Hansen.

Driloni është shprehur i lumtur që do të luajë për Arendalin. Ai shpreson që me paraqitje të mira të vazhdojë për në nivele më të larta të futbollit në Norvegji.

Artikuj të ngjashëm