Caeleb Dressel është vetëm 20-vjeçar, mirëpo ai është duke bërë tashmë histori në not.
Studenti i Universitetit të Floridës, të shtunën, u bë notari i parë që fitoi tri medalje të arta në një natë në një kampionat të madh. Ai këtë e arriti në ditën e parafundit të garave në Botërorin e notit në Budapest.
Nga ky Botëror u kthye me një shifër të jashtëzakonshme prej shtatë medaljeve të arta, duke barazuar rekordin e legjendës Michael Phelps, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”.
Aq e ndritshme është e ardhmja e Dresselit, sa që sipas ish-kampionit të botës Mark Foster, amerikani jo vetëm që do të dominojë sportin e tij si Phelpsi - olimpisti më i dekoruar në histori - por do të shtojë edhe sharmin e tij në pishinë, një gjë që Usain Boltit ia ka sjellë atletikës.
Dominimi i Dresselit në garën më të shkurtër e më të shpejtë të notit, 50 metra krol - një disiplinë që Phelps nuk ka garuar kurrë - e bën atë të krahasohet me xhamjkanin Usain Bolt, sprinteri që ka fituar tetë medalje të arta olimpike dhe mban rekordet e botës në 100 dhe 200 metra sprint në atletikë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.