Pas problemeve të shumta financiare, ashtu siç kishte shkruar edhe vetë trajneri i skuadrës, Tahir Lushtaku, ka ardhur edhe dorëheqja e kryesisë së klubit të Drenicës.
“Kryesia e klubit sot, pas situatës së krijuar në klub, ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i klubit. Dorëheqja vjen si rrjedhojë e pamundësisë së financimit të klubit dhe pamundësisë për t’i përmbushur obligimet e klubit. Që nga sot, klubi është i hapur për të gjithë të interesuarit për të mbështetur klubin dhe për të investuar në klub, për të çuar klubin përpara. Kyresia falëndëron Komunën e Skënderajt, bizneset, donatorët, sponsorët, stafin, lojtarët, punëtorët e klubit, tifozët dhe gjithë qytetarët e Skënderajt për mbështetje gjatë kësaj kohe. Me respekt, Kryetari, Mustaf Bajraktari”, thuhet në njoftimin e klubit të Drenicës në “Facebook”.
Drenica pas 13 xhirove në Superligë renditet në vendin e katërt me 20 pikë, katër më pak se Ballkani lider.